herit_admin

Çesk Zadeja

Në Shkodër lindi Çesk Zadeja, kompozitor, Artist i Popullit, profesor, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, një ndër përfaqësuesit më të spikatur të traditës muzikore profesioniste shqiptare.

Zaho Koka

Ra duke luftuar kundër nazistëve gjermanë në fshatin e tij të lindjes Zaho Koka, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.

Krijimi i Arkivit Qendror Shtetëror

U krijua Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë, institucion qendror për mbledhjen, ruajtjen, përpunimin dhe botimin shkencor të dokumenteve me vlera historike, qendër për drejtimin e punës arkivore dhe të rrjetit arkivor në Shqipëri.

Haxhi Hoti

U vra në luftë me forcat ushtarake serbe në malet e Pashtrikut Haxhi Hoti, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor i kombit.

Tonin Harapi

Në Shkodër lindi Tonin Harapi, kompozitor, Artist i Popullit.

Qazim Turdiu

Në Tiranë lindi Qazim Turdiu, matematikan, profesor, Mësues i Popullit.

Enver Dobraj

Në Spitalin Ushtarak në Maznikë u nda nga jeta Enver Dobraj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor.

Themelimi i “Federatës Sportive Shqiptare”

Në Tiranë u themelua “Federata Sportive Shqiptare” (FSSH), me 3 seksione: atletikë-gjimnastikë-not, lojëra sportive dhe sporte të rënda.

Halil Kamberi

Lindi në Kashar të Tiranës Halil Kamberi, skenarist dhe regjisor i filmit dokumentar.

Beteja e Selcës

U zhvillua “Beteja e Selcës”, një nga përpjekjet më të mëdha të armatosura të Kryengritjes kundërosmane të vitit 1911, kur shqiptarët u ndeshën me forcat ushtarake osmane të komanduara nga Ethem Pasha, i cili në krye të gjashtë batalioneve u hodh kundër kryengritësve për t’i ardhur në ndihmë Shefqet Turgut pashës.

About Me

4134 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Ardhja e Delegacionit të Qeverisë Përkohshme të Vlorës në Londër

Delegacioni i Qeverisë Përkohshme të Vlorës, i përbërë nga Mehmet Konica, Rasih Dino dhe Filip Noga, arriti në Londër.
- Advertisement -spot_img