Në Holandë lindi Lodewijk Tomson (Lodewijk Willem Johan Karel Thomson), oficer madhor holandez për disa kohë dhe deputet në parlamentin e Holandës (1905–1913).
Filloi punimet “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, organizata e parë dhe më e rëndësishme mbarëshqiptare me karakter politik dhe ushtarak, e cila synoi të zbatonte programin politik të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Përfundoi me fitore “Revolucioni Demokratik i Qershorit”, revolucioni i parë në Shqipëri që synoi të likuidonte mbeturinat e feudalizmit, t’i hapte rrugën zhvillimit të kapitalizmit dhe të forconte pavarësinë e vendit.
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 1244, sipas së cilës krijohej një administratë civile ndërkombëtare për të siguruar kushte për një jetë në paqe dhe normale për të gjithë banorët në Kosovë.