Miratimi i Rezolutës 1244

Lexo ngjarje:

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 1244, sipas së cilës krijohej një administratë civile ndërkombëtare për të siguruar kushte për një jetë në paqe dhe normale për të gjithë banorët në Kosovë. Sipas kësaj Rezolute, u vendos ndalja e menjëhershme e dhunës dhe e represionit në Kosovë; tërheqja e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare nga Kosova; vendosja në Kosovë e një pranie efektive civile ndërkombëtare dhe e sigurisë, e mbështetur dhe e miratuar nga Kombet e Bashkuara, e aftë për të garantuar arritjen e qëllimeve të përbashkëta; kthimi i sigurt dhe i lirë i të gjithë refugjatëve dhe i personave të zhvendosur dhe ardhja e papenguar në Kosovë e organizatave për ndihma humanitare. (Në fotografi: Këshilli i Sigurimit në mbledhjen e vet të 4011-të, më 10 qershor 1999.)

Teksti: https://www.nato.int/kosovo/docu/u990610a.htm

Fotografia: © https://unmik.unmissions.org/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img