Filloi punimet “Kongresi i Berlinit”, mbledhja e Fuqive të Mëdha për të arritur marrëveshje për zhvlerësimin e vendimeve të Traktatit të Shën Stefanit (3 mars 1878).
Në Bergama (Turqi), u nda nga jeta Hasan Feri, veprimtar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë periudhës së fundit të shekullit XIX dhe dekadave të para të shekullit XX.
U vra në Qafën e Koçiut (Vlorë) Selam Musai, luftëtar dhe komandant i forcave vullnetare për mbrojtjen dhe çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj, Hero i Popullit.
U dënua dhe u pushkatua Koçi Xoxe, veprimtar i lëvizjes komuniste dhe punëtore në Shqipëri, pjesëmarrës i luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, funksionar i lartë i Partisë Komuniste Shqiptare dhe i shtetit.