Revolucioni Demokratik i Qershorit

Lexo ngjarje:

Përfundoi me fitore “Revolucioni Demokratik i Qershorit”, revolucioni i parë në Shqipëri që synoi të likuidonte mbeturinat e feudalizmit, t’i hapte rrugën zhvillimit të kapitalizmit dhe të forconte pavarësinë e vendit. Ishte rrjedhojë e lëvizjeve demokratike të viteve 1921–1924. Me fitoren e kryengritjes së armatosur më 10 qershor 1924, u përmbys qeveria e Iljaz Vrionit dhe erdhi në fuqi, më 16 qershor, qeveria demokratike me Fan Nolin në krye. (Në fotografi: Fan Noli duke hyrë në Tiranë, 1924.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2241.

Fotografia: © Kadiu A., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img