herit_admin

Masakra e Rancës

U zhvillua “Masakra e Rancës”, masakër e forcave ushtarake dhe policore të Serbisë mbi popullsinë civile, e zhvilluar në Livadhin e Gjatë të fshatit Greiçevc të komunës së Suharekës.

Hasan Ceka

Në Elbasan lindi Hasan Ceka, një nga themeluesit e arkeologjisë shqiptare, specialist për periudhën e antikitetit dhe në fushën e numizmatikës, profesor.

Ihsan bej Toptani

Në Tiranë lindi Ihsan bej Toptani, djali i Abdi bej Toptanit, nënshkrues i Shpalljes së Pavarësisë dhe ministër i Financave në Qeverinë e Përkohshme të Ismail Qemalit në vitin 1912.

Shkolla e parë shqipe në të gjithë Myzeqenë

Në Libofshë të Fierit u çel shkolla e parë shqipe, e cila shënon edhe shkollën e parë shqipe në të gjithë Myzeqenë, në trekëndëshin Berat-Lushnjë-Vlorë.

Teme Sejko

Në Konispol të Sarandës lindi Teme Sejko, kundëradmiral.

Francesco Senise

Në Lungro të Kozencës (Kalabri) lindi Francesco Senise, piktor i njohur bashkëkohor arbëresh.

Numri i parë i gazetës “Zëri i popullit”

Në Tiranë doli numri i parë i gazetës “Zëri i popullit” (1942–1944), gazetë politike, ekonomike e shoqërore.

Xhoselin Përsi

U nda nga jeta Xhoselin Përsi (Jocelyn Percy), ushtarak i lartë anglez, i njohur për organizimin dhe stërvitjen e xhandarmërisë shqiptare.

Ismet Jashari

Në Luzhnicë (Kosovë) ra dëshmor Ismet Jashari, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandant “Kumanova”, Hero i Kosovës.

Numri i parë i gazetës “Përlindja e Shqipëniës”

Në Vlorë doli numri i parë i gazetës “Përlindja e Shqipëniës” (1913–1914), një ndër gazetat e para të shtetit të pavarur shqiptar.

About Me

4134 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Agron Aliaj

Në Borsh të Sarandës lindi Agron Aliaj, kërcimtar dhe koreograf, Artist i Popullit.
- Advertisement -spot_img