Ihsan bej Toptani

Lexo ngjarje:

Në Tiranë lindi Ihsan bej Toptani, djali i Abdi bej Toptanit, nënshkrues i Shpalljes së Pavarësisë dhe ministër i Financave në Qeverinë e Përkohshme të Ismail Qemalit në vitin 1912. Ai u shkollua në Graz të Austrisë, ku ndoqi shkollën e mesme nga viti 1920 deri në vitin 1928 dhe përfundoi doktoraturën në shkencat politike në vitin 1940. U kthye në Shqipëri në vitin 1942. Luajti një rol të rëndësishëm në përpjekjet për bashkimin e lëvizjeve të ndryshme të rezistencës gjatë pushtimit italian dhe gjerman, por pa rezultat. Në tetor 1944, Ihsan bej Toptani iku me Abaz Kupin në Itali dhe punoi për “Newsweek”, në Romë. Në vitin 1949, ai u bashkua me agjentin britanik David Smiley në Maltë dhe ndihmoi në trajnimin e agjentëve antikomunistë për të depërtuar në Shqipëri. Ihsan Toptani punoi në Paris para se të transferohej në Angli. Në Londër, ai punoi për shërbimin e monitorimit të BBC-së dhe mori shtetësinë britanike në vitin 1958, përpara se të tërhiqej në vitin 1967 për të jetuar në një shtëpi fshati në Surrey. U nda nga jeta në Londër, në vitin 2001. (Në fotografi: Ihsan bej Toptani)

Teksti: Robert Elsie, Historical Dictionary of Albania, Second Edition, London, “The Scarecrow Press, Inc.”, 2010, faqe 448–449.

Fotografia: © Familja Toptani

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img