Gjatë luftës për çlirimin e Kërçovës (sot në Maqedoninë e Veriut) u vra Hibe Palikuqi, pjesëmarrëse e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Heroinë e Popullit.
Në Paris u nda nga jeta Hysni Kapo, një nga drejtuesit e Partisë Komuniste Shqiptare, të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe të shtetit shqiptar pas çlirimit, Hero i Popullit, Hero i Punës Socialiste.
U nda nga jeta Ymer Dishnica, veprimtar politik, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe një nga drejtuesit e Partisë së Punës së Shqipërisë.
22-24 shtator 1943. U zhvillua “Lufta e Krujës”, një sërë luftimesh mësymëse dhe mbrojtëse të zhvilluara nga forcat partizane kundër gjermanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, për çlirimin e qytetit të Krujës.