Në Tiranë u nda nga jeta Lazër Radi, jurist, publicist, poet dhe përkthyes. Lindi në Prizren (Kosovë), në vitin 1916. Pas përndjekjes serbe jetoi në Shqipëri ku ndoqi shkollën e mesme në Shkodër, me anë të një burse të fituar. Botimet e tij të para u publikuan në gazetat “Kombi”, “Drita” e “Diana”. Ato zakonisht mbanin emrin e tij ose dhe pseudonimet si “L.R.”, “Lara”, “Lapredi” ose “Ladi”. Pas viteve 1940 botoi librin “Fashizmi dhe fryma shqiptare”. Në vitin 1942 mori titullin “doktor jurist”. Më 23 nëntor 1944 u arrestua nga partizanët. Gjykohet bashkë me intelektualë të tjerë në të ashtuquajturin “Gjyqi special” ku u dënua me 30 vjet heqje lirie. Vuajti dënimin për rreth 10 vjet dhe pas daljes nga burgu, nisi kalvarin e internimeve në kampe të ndryshme, si Kuç, Shtyllas, Radostinë etj. Për një periudhë të gjatë kohe punoi si bujk, murator, marangoz etj. Në vitin 1982 etiketohet si “intelektual borgjez dhe armik i popullit”. Pas shembjes së diktaturës publikoi artikuj të ndryshëm në gazetat e para të lira të vendit dhe përktheu. (Në fotografi: Lazër Radi)
Teksti: Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe”, Tiranë
Fotografia: © https://www.radiandradi.com/biografia-dr-lazer-radi-1916-1998/
Përpunim grafik: AHCF




