herit_admin

Xhoxhi Martini

Në “Kodrën e Kuqe” në Tiranë, gjatë luftës me fashistët italianë u vra Xhoxhi Martini, pjesëmarrës i luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.

Krijimi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (LSHA)

Në Tiranë u krijua Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (LSHA), organizatë krijuesish që përmbledh shkrimtarë, kompozitorë dhe krijues të arteve figurative.

Kolë Kaftalli

Pas një sëmundjeje të rëndë, u nda nga jeta Kolë Kaftalli, aktor i teatrit “Migjeni”, Shkodër dhe i kinematografisë shqiptare, regjisor i mirënjohur i skenës shqiptare.

Mikel Markiano

Në fshatin Maqi (it. Macchia Albanese) të krahinës së Kozencës (Kalabri) lindi Mikel Markiano (it. Michele Marchiano), historian i letërsisë, folklorist e përkthyes arbëresh.

Ahmet Zogu

Në fshatin Burgajet të Matit lindi Ahmet Zogu (Mbreti Zog i Parë), themelues i Mbretnisë Shqiptare, president dhe kryeministër i Shqipërisë, personalitet politik e ushtarak.

Manush Alimani

Në Shkodër lindi Manush Alimani, veprimtar i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.

Hapja e Muzeut Historik dhe Arkeologjik Zogu I

U çel Muzeu Historik dhe Arkeologjik Zogu I, muzeu i parë në Shqipëri, i krijuar tërësisht me objekte të zbuluara në një sit të vetëm arkeologjik dhe që kishte njëkohësisht parametrat e një muzeu publik.

Rebelimi i Zhapokikës

Në fshatin Zhapokikë (komuna Tërpan i Beratit) shpërtheu rebelimi i Zhapokikës, kryengritje e antikomuniste, kundër pushtetit komunist në Shqipëri.

Abedin Rexha

Në një pritë ndërmjet fshatrave Kllodërnicë e Kastriot të komunës së Skënderajt (Kosovë) u vra Abedin Rexha, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor.

Melihate Ajeti

Në Prishtinë lindi Melihate Ajeti, aktore.

About Me

4138 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Mario Ashiku

Lindi në Shkodër Mario Ashiku, regjisor, aktor, profesor.
- Advertisement -spot_img