Abaz Ermenji

Lexo ngjarje:

Në fshatin Ermenj të Tomorricës (Skrapar) lindi Abaz Ermenji, veprimtar politik, një nga themeluesit dhe figurat qendrore të Ballit Kombëtar. Kreu gjimnazin e Shkodrës. Me bursë të shtetit shqiptar ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Letërsisë; u specializua për histori në Universitetin e Sorbonës (Paris). Në vitin 1938 u kthye në Shqipëri dhe u emërua profesor në Liceun Kombëtar (francez) në Korçë. Kundërshtoi pushtimin fashist, u arrestua nga italianët dhe u internua (1940) në ishullin Ventotene (Itali). Në shtator 1941 u kthye në Shqipëri, ku vazhdoi veprimtarinë e tij antifashiste në zonën Skrapar-Berat. Abaz Ermenji është një nga organizatorët e Ballit Kombëtar dhe anëtar i Komitetit Qendror të tij. Bashkëpunoi me S. Butkën, H. Lepenicën, S. Muçon në disa aksione të armatosura kundër italianëve. Mori pjesë në Mbledhjen e Mukjes (1943) dhe u zgjodh në Komitetin e Shpëtimit Kombëtar. Gjatë pushtimit gjerman të Shqipërisë bashkëpunoi me forcat gjermane në operacionet kundër Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. Pas çlirimit, për dy vjet (1945–1946) veproi në ilegalitet, për të përmbysur regjimin komunist. Më 1946-n u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Paris, ku drejtoi Komitetin Kombëtar Demokrat “Shqipëria e lirë”. Pas rikrijimit të Partisë së Ballit Kombëtar në Shqipëri (1991), u zgjodh kryetar i saj dy herë radhazi (1994, 1998). Botoi një varg artikujsh te gazeta “Flamuri” (Romë), “Balli i Kombit” (Tiranë) etj. Studimi më i rëndësishëm i tij është “Vendi që zë Skënderbeu në historinë e Shqipërisë” (Romë 1968, Tiranë 1996). U nda nga jeta në Paris, në vitin 2003. (Në fotografi: Abaz Ermenji)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 612.

Fotografia: © http://www.ballikombetar.org/index.php/2016/11/25/abas-ermenji-nje-jete-per-shqiperine/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img