Në Manastirin Laura në Malin e Shenjtë (Greqia Lindore), u nda nga jeta Jan Kukuzeli, figurë e shquar e kulturës muzikore bizantine, këngëtar, kompozitor dhe teoricien i muzikës.
Në Athinë doli numri i parë i gazetës “I foni tis Alvanias” (“Zëri i Shqipërisë”, 1879–1880), gazetë e përjavshme politike, shoqërore e kulturore, që botohej në greqisht e pjesërisht shqip.
Bazuar tek Urdhri nr. 348, datë 28.07.2003, i ministrit të Kulturës, dita 29 Shtator e çdo viti është shpallur si “Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore”.