Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore

Lexo ngjarje:

Bazuar tek Urdhri nr. 348, datë 28.07.2003, i ministrit të Kulturës, dita 29 Shtator e çdo viti është shpallur si “Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore”. Në qendër të kësaj dite, qëndron përkushtimi dhe sakrifica e të gjithë atyre që kanë kontribuar në formimin dhe studimin e kësaj trashëgimie, e po aq edhe vepra dhe jeta e atyre që janë sakrifikuar drejtpërsëdrejti për të. Në shpalljen e kësaj Dite Kombëtare si të Trashëgimisë Kulturore ka ndikuar edhe akti sublim i ushtarakut shqiptar Kamber Bënja, i cili në vitin 1916 mbrojti pasuritë e Apolonisë nga vjedhja. Në shërbim të Qeverisë Kombëtare të Vlorës si oficer i karrierës, Kamber Bënja mori komandën e batalionit shqiptar duke mbrojtur pasuritë kulturore të vendit dhe mos lejimin e dërgimit të skulptura antike të gjetura gjatë gërmimeve në Vjenë. Festimi i kësaj dite parashikon edhe detyrimin e të gjitha institucioneve kulturore dhe ato të trashëgimisë, të organizojnë aktivitete të ndryshme kulturore. (Në fotografi: Vendbanime historike ilustruese.)

Teksti: Agjencia Telegrafike Shqiptare

Fotografia: © https://thealbanianprofile.com/29-shtator-dita-kombetare-e-trashegimise-kulturore/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img