Në fshatin Frashër, kryeqendër e krahinës së Dangëllisë në Përmet, lindi Abdyl Frashëri, ideator dhe një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, politikan, diplomat.
Në Shkup doli numri i parë i gazetës “Shkupi” (1911–1912), organ i vetëm në gjuhën shqipe në Vilajetin e Kosovës, si dhe gazeta e parë në trevat e Kosovës dhe Maqedonisë.
U pushkatua Koço Theodhosi (1913–1977), pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, funksionar i lartë i Partisë së Punës të Shqipërisë dhe i shtetit.