herit_admin

Riza Cerova

Në Mokër të Pogradecit u vra Riza Cerova, veprimtar i lëvizjes kombëtare, demokratike dhe komuniste, Hero i Popullit.

Hasan Ceka

Në Elbasan lindi Hasan Ceka, një nga themeluesit e arkeologjisë shqiptare, specialist për periudhën e antikitetit dhe në fushën e numizmatikës, profesor.

Ihsan bej Toptani

Në Tiranë lindi Ihsan bej Toptani, djali i Abdi bej Toptanit, nënshkrues i Shpalljes së Pavarësisë dhe ministër i Financave në Qeverinë e Përkohshme të Ismail Qemalit në vitin 1912.

Shkolla e parë shqipe në të gjithë Myzeqenë

Në Libofshë të Fierit u çel shkolla e parë shqipe, e cila shënon edhe shkollën e parë shqipe në të gjithë Myzeqenë, në trekëndëshin Berat-Lushnjë-Vlorë.

Teme Sejko

Në Konispol të Sarandës lindi Teme Sejko, kundëradmiral.

Numri i parë i gazetës “Zëri i popullit”

Në Tiranë doli numri i parë i gazetës “Zëri i popullit” (1942–1944), gazetë politike, ekonomike e shoqërore.

Xhoselin Përsi

U nda nga jeta Xhoselin Përsi (Jocelyn Percy), ushtarak i lartë anglez, i njohur për organizimin dhe stërvitjen e xhandarmërisë shqiptare.

Francesco Senise

Në Lungro të Kozencës (Kalabri) lindi Francesco Senise, piktor i njohur bashkëkohor arbëresh.

Ismet Jashari

Në Luzhnicë (Kosovë) ra dëshmor Ismet Jashari, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandant “Kumanova”, Hero i Kosovës.

Traktati i Fëslaut

U mbajt “Traktati i Fëslaut” (Vöslau), traktat i fshehtë i lidhur midis Serbisë e Greqisë në Fëslau (afër Vjenës).

About Me

4138 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Koço Theodhosi

U pushkatua Koço Theodhosi (1913–1977), pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, funksionar i lartë i Partisë së Punës të Shqipërisë dhe i shtetit.
- Advertisement -spot_img