herit_admin

Asdreni

Në Bukuresht të Rumanisë u nda nga jeta Asdreni (Aleksandër Stavre Drenova), poet dhe veprimtar patriot, autor i Himnit të Flamurit.

Abaz Ermenji

Në fshatin Ermenj të Tomorricës (Skrapar) lindi Abaz Ermenji, veprimtar politik, një nga themeluesit dhe figurat qendrore të Ballit Kombëtar.

Kolë Idromeno

U nda nga jeta Kolë Idromeno (Nikollë), piktor, fotograf dhe arkitekt, Piktor i Popullit.

Zhysten Godar

U nda nga jeta Zhysten Godar (Justin Godart), personalitet politik francez me ide përparimtare, deputet dhe ministër në qeverinë e Francës gjatë Luftës I Botërore, mik i Shqipërisë, të drejtat e së cilës i mbrojti në arenën ndërkombëtare.

Themelimi i Partisë Demokratike.

U formua Partia Demokratike me kryetar të komisionit nismëtar Azem Hajdarin.

Andrea Bogdani

U nda nga jeta Andrea Bogdani, kryeipeshkëv i Shkupit, personalitet i shquar i kishës dhe i kulturës shqiptare të shekullit XVII.

Demostrata e Shkodrës.

Në qytetin e Shkodrës u zhvillua një demonstratë kundër regjimit komunist.

Visarion Xhuvani

Në Elbasan lindi Visarion Xhuvani, kryetar i parë i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare (KOASH).

Nikollë Deda

Në Shkodër lindi Nikollë Deda, martir i Kishës Katolike.

Theodhori Mastora

Në Verushë të Malit të Zi u vra në luftë kundër nazistëve gjermanë Theodhori Mastora (1920–1944).

About Me

4138 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Antonio Baldaci

Në Bolonjë (Itali) u nda nga jeta Antonio Baldaci (Baldacci, 1867– 1950), botanist dhe gjeograf italian, akademik.
- Advertisement -spot_img