Mufit bej Libohova

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta veprimtari politik Mufit bej Libohova (1875–1927). Lindi në Libohovë. Shkollën e mesme e filloi në gjimnazin “Zosimea” në Janinë dhe e përfundoi në liceun francez perandorak në Stamboll. U diplomua për drejtësi në Stamboll dhe vijoi studimet edhe në Lozanë (Zvicër), ku mori titullin doktor në shkencat politike. Deputet në Parlamentin Osman (1908). Ishte një nga përfaqësuesit e krahinës së Gjirokastrës në Kuvendin Kombëtar në Vlorë. Në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës u emërua ministër i Punëve të Brendshme. Ishte një nga organizatorët e Kongresit të Durrësit (1918). Si ministër ndoqi politikën e lëshimeve ndaj pretendimeve të qeverisë italiane në Shqipëri. Në janar 1920 iu kundërvu mbledhjes së Kongresit të Lushnjës, si dhe Luftës së Vlorës (1920). Në vitin 1921 botoi broshurën “Politika ime në Shqipëri në vitet 1916–1920”. Në lëvizjen demokratike të viteve 1920–1924 u radhit në anën e forcave konservatore. Me fitoren e Revolucionit Demokratik të Qershorit, emigroi në Greqi dhe ishte në krye të grupimeve të armatosura, të cilat në dhjetor 1924 sulmuan nga kufiri jugor për të rrëzuar qeverinë e Fan Nolit. Në vitin 1925, ishte ministër i Financave. Në kuadrin e marrëveshjes financiare shqiptaro-italiane u akuzua për korrupsion, akuzë që u ripohua nga një komision i posaçëm hetimor parlamentar. Vdiq në Sarandë dhe u varros në Libohovë. (Në fotografi: Mufit bej Libohova)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1503.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Skeda:Myfid_Bej_Libohova.jpg

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img