Në Përmet lindi Aqif Përmeti, ushtarak i lartë, Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë Shqiptare, themelues dhe drejtues i së parës shkollë xhandarmërie, krijues i repartit të xhenios, krijues i Topografisë Ushtarake.
Kënga patriotike “Rreth flamurit të përbashkuar”, me tekst të shkruar nga Asdreni në vitin 1912 në Bukuresht, u bë himni kombëtar i Shqipërisë që me Shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912.
Në mjediset e Bashkisë së Tiranës, përmes një stacioni me valë të shkurtra ngritur në Laprakë, nisën transmetimet e para radiofonike në Shqipëri nëpërmjet radio “Tiranës”.