U nda nga jeta Preng Doçi, poet e klerik. Lindi në Bulgër të Mirditës. Studimet teologjike i kreu në Shkodër e në Romë. Pas studimeve, për shkak të përndjekjeve nga Porta e Lartë, u ngarkua nga Selia e Shenjtë me misione apostolike jashtë, si në SHBA, Romë e Hindi. Me kthimin në atdhe, zuri poste të larta në hierarkinë kishtare, si abat i Misridës (1880). Mori pjesë që herët në jetën politike e kulturore të kohës dhe ishte një nga themeluesit e shoqërisë “Bashkimi” (1899) në Shkodër. Në fillimet e rilindjes shkroi vjersha me përmbajtje patriotike, në të cilat bënte thirrje për luftë të armatosur kundër pushtuesve osmanë. (Në fotografi: Preng Doçi)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 498.
Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Preng_Do%C3%A7i
Përpunim grafik: AHCF




