Në Vrith të Malësisë së Madhe u vra Dom Nikollë Gazulli, klerik katolik, etnograf, historian, leksikograf e gjuhëtar, themelues i toponomastikës e onomastikës shqiptare.
Me porosi të Gjergj Arianitit, murgu Savia përfundoi qëndisjen e veprës “Epitafi i Gllavenicës”, një nga objektet më të rëndësishme që është ruajtur dhe ka ardhur deri në ditët tona.
U nda nga jeta Preg Bib Doda (1859–1919), kreu i krahinës së Mirditës, drejtues i lëvizjes kundërosmane në këtë krahinë dhe një nga udhëheqësit ushtarakë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878) në Shkodër.