Genc Leka

Lexo ngjarje:

Në fshatin Bërzeshtë të Librazhdit lindi Genc Leka, poet. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Mes viteve 1959–1962 studioi në Shkollën Pedagogjike të Elbasanit. Nga viti 1962 e gjer më 1966, kur dhe u pushua nga puna, punoi si mësues në zonat e thella të Librazhdit. Në vitet 1967–1968 kreu shërbimin ushtarak në një brigadë pune në Sopot të Librazhdit dhe në Cërrik. Pas mbarimit të shërbimit ushtarak, punoi në fermë dhe në ndërmarrjen pyjore, ku bënte vetëm punë krahu. U arrestua më 31 gusht 1976 dhe pas njëmbëdhjetë muaj torturash në hetuesinë e Librazhdit, u akuzua për “sabotim dhe agjitacion e propagandë” dhe më 13 qershor 1977 u dënua me vdekje, pushkatim. Më 1994, Presidenti i Republikës i akordoi dekoratën “Martir i Demokracisë”. Një vit më vonë, emri i tij iu vu një prej shkollave 9-vjeçare të Librazhdit. Po këtë vit iu dha dekorata “Mësues i Popullit”. Më 2010, Presidenti i Republikës i akordoi dekoratën “Nderi i Kombit”. (Në fotografi: Genc Leka)

Teksti: Bedri Blloshmi, Rrëfime nga ferri komunist, “Almera”, Tiranë, 2011, faqe 287–288.

Fotografia: © Agjencia Telegrafike Shqiptare

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img