Shpërtheu Lufta e Parë Botërore (1914–1918), luftë me përmasa të mëdha ndërmjet dy grupeve ndërluftuese të Marrëveshjes Tripalëshe të Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë, nga njëra anë, dhe Fuqive të Antantës - Anglisë, Francës dhe Rusisë - nga ana tjetër.
U zhvilluan “Provokacionet e gushtit 1949”, sulme që ndërmorën forcat ushtarake greke kundër Republikës Popullore të Shqipërisë, në kohën kur në Greqi zhvillohej lufta civile, nën pretekstin se Shqipëria ndihmonte forcat kundërshtare greke.
Në Shënpjetër të Fierit lindi Jani Minga, veprimtar i shkollës shqipe, i Rilindjes Kombëtare dhe i “Lëvizjes demokratike” (1920–1924), Mësues i Popullit.