Në dalje të Prishtinës drejt Fushë Kosovës, u pushkatua Bajram Kelmendi, avokat i mirënjohur nga Kosova. Forcat serbe hynë në shtëpi dhe Bajram Kelmendin së bashku më dy djemtë e tij, Kastriotin e Kushtrimin, i keqtrajtuan para syve të familjarëve të tjerë; më pas i ekzekutuan mizorisht. Vrasja e aktivistit për të drejtat e njeriut dhe e djemve të tij, ishte një veprim i paramenduar i pushtetit serb, pikërisht në ditën kur NATO filloi sulmet ajrore për t’i dhënë fund regjimit të Millosheviçit dhe shfarosjes së popullit të Kosovës. Avokati Kelmendi do të mbahet mend për angazhimin në fushën e drejtësisë. (Në fotografi: Bajram Kelmendi dhe dy fëmijët e tij.)
Teksti: https://president-ksgov.net/
Fotografia: © https://dardaniapress.net/
Përpunim grafik: AHCF




