Në fshatin Nistrovë të Rekës së Epërme, që asokohe i takonte sanxhakut të Dibrës, lindi Josif Bageri, poet, shkrimtar, publicist, veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
U organizua “Kryengritja e Fierit”, e organizuar për përmbysjen e regjimit monarkik, likuidimin e ndërhyrjes së imperializmit italian dhe vendosjen e një regjimi republikan. Shkaku i saj ishte keqësimi i gjendjes ekonomike e politike të vendit.
Në Selanik, u vra me atentat Hasan Prishtina, veprimtar i lëvizjes kombëtare të periudhës së Rilindjes, i lëvizjes për një shtet demokratik në Shqipëri, për çlirimin e Kosovës dhe për bashkimin e saj me shtetin e pavarur shqiptar.
Në Vaun e Dejës u zhvillua “Beteja e Oronikut”, një betejë që luftëtarët shqiptarë të udhëhequr nga Skënderbeu zhvilluan kundër një ushtrie të madhe osmane në fushë të hapur, duke pasur kundër tyre edhe Venedikun.
Në Shënpjetër të Fierit lindi Jani Minga, veprimtar i shkollës shqipe, i Rilindjes Kombëtare dhe i “Lëvizjes demokratike” (1920–1924), Mësues i Popullit.