Në Hogosht të Kamenicës (sot Dardanë), lindi Rexhep Mala, veprimtar politik dhe luftëtar për lirinë e Kosovës. Kreu gjimnazin e Gjilanit. Mori pjesë në demonstratat e vitit 1968. Si student në Fakultetin Filozofik të Universitetin e Prishtinës, u mor me veprimtari politike ilegale për sendërtimin e kërkesës Kosova Republikë. Përpilues dhe botues i organit ilegal “Zëri i Kosovës”. Më 24 dhjetor 1974 u arrestua dhe u dënua me 9 vjet burg. Vazhdoi veprimtarinë ilegale pas daljes nga burgu (1983). Ishte ndër drejtuesit e Lëvizjes për Republikën e Shqiptarëve në Jugosllavi. U vra më 1984. (Në fotografi: Rexhep Mala)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1597.
Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Rexhep_Mala
Përpunim grafik: AHCF




