Në Romë u nda nga jeta Çesk Zadeja, kompozitor, Artist i Popullit, profesor, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, një ndër përfaqësuesit më të spikatur të traditës muzikore profesioniste shqiptare.
Me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm u përurua “Brigada I Sulmuese e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare”, formacioni i parë i kësaj madhësie i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare.
Në Shkodër lindi Rrok Gera, ekonomist, anëtar korrespondent i Komisionit Financiar të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, ministër i Financave, ministër i Ekonomisë Kombëtare, bashkëdrejtues i revistës “Ekonomisti shqiptar”.
Në Shënpjetër të Fierit lindi Jani Minga, veprimtar i shkollës shqipe, i Rilindjes Kombëtare dhe i “Lëvizjes demokratike” (1920–1924), Mësues i Popullit.