Numri i parë i revistës “Arbri i ri”

Lexo ngjarje:

Në Palermo doli numri i parë i revistës “Arbri i ri”, revistë e përmuajshme shqip dhe italisht e drejtuar nga Françesko Stasi dhe Zef Skiroi. Vijoi vetëm tre numra. Botoi shkrime nga autorë arbëreshë, si Zef Serembe, Françesko Krispi etj., pjesë nga Jul Variboba, nga “Kënga e sprasme e Balës” e Gavril Darës i Ri, përralla nga Kristina Xhentile Mandala, një studim të Gustav Majerit për shqiptarë etj. (Tri fotografi: Letër, përmes të cilës themeluesi i revistës, Zef Skiroi, i rrëfen mikut të tij përpjekjet për botimin e poemës “Te dheu i huaj”.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 93.

Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img