herit_admin

Beteja e Kosharës

U zhvillua “Beteja e Kosharës”, betejë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat ushtarake të Serbisë, në kufirin Kosovë–Shqipëri.

Sotir Peci

Më 8 prill 1932, në Follorinë të Greqisë u nda nga jeta Sotir Peci, veprimtar i Rilindjes Kombëtare dhe i periudhës së Pavarësisë, figurë e shquar e arsimit kombëtar, Mësues i Popullit.

Botimi i “Lahuta e Malcis”

Më 8 prill 1937 botohet një nga krijimet më mahnitëse në mbarë historinë e letërsisë shqiptare, “Lahuta e Malcis” e Gjergj Fishtës.

Përmet Vula

Më 8 prill 1978, në Gjakovë lindi Përmet Vula, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor.

Qazim Turdiu

Në Tiranë u nda nga jeta Qazim Turdiu, matematikan, profesor, Mësues i Popullit.

Abdyl Hamiti I

Më 7 prill 1789 u nda nga jeta Abdyl Hamiti I (Abdülhamid I), sulltan osman nga viti 1774 deri më 1789, ku bënte pjesë edhe Shqipëria e pushtuar pas vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Mujo (Cakuli) Ulqinaku

Ditën e agresionit fashist italian kundër Shqipërisë, në portin e Durrësit luftoi heroikisht krahas detarëve të tjerë dhe ra në mbrojtje të atdheut Mujo (Cakuli) Ulqinaku (1896 –1939).

Hamit Dollani

Më 7 prill 1939, ditën e agresionit fashist italian kundër Shqipërisë, luftoi heroikisht në portin e Durrësit dhe ra në mbrojtje të atdheut Hamit Dollani (1903–1939), dëshmor i qëndresës së armatosur kundër agresionit fashist.

Vaçe Zela

Më 7 prill 1939, në Lushnjë lindi Vaçe Zela, këngëtare, Artiste e Popullit.

Masakra e tretë e Lybeniqit

U zhvillua “Masakra e tretë e Lybeniqit”, masakër e forcave ushtarake dhe policore të Serbisë, e kryer ndaj banorëve civilë të fshatit Lybeniq afër Pejës dhe rreth tij.

About Me

4134 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Ardhja e Delegacionit të Qeverisë Përkohshme të Vlorës në Londër

Delegacioni i Qeverisë Përkohshme të Vlorës, i përbërë nga Mehmet Konica, Rasih Dino dhe Filip Noga, arriti në Londër.
- Advertisement -spot_img