Hamit Dollani

Lexo ngjarje:

Më 7 prill 1939, ditën e agresionit fashist italian kundër Shqipërisë, luftoi heroikisht në portin e Durrësit dhe ra në mbrojtje të atdheut Hamit Dollani (1903–1939), dëshmor i qëndresës së armatosur kundër agresionit fashist. Lindi në fshatin Jançë, një nga fshatrat më të skajshëm të Sulovës së Gramshit. Fëmijërinë e kaloi në varfëri të plotë. Në vitin 1923, ishte ushtar. Në vitin 1924, me garnizonin e Shkodrës dhe shokët e tij marshojnë drejt Tiranës për t’u bërë pjesë e Revolucionit Demokratik të Qershorit, në përkrahje të Fan Nolit. Më 1928 e marrin në ushtri si rezervist në një kurs në qytetin e Vlorës, ku njihet e bëhet shok me Mujo Ulqinakun. Pas kësaj, më 1931 e veshin xhandar. Transferohet në një postë të xhandarmërisë në Bërzhitë të Tiranës. Nga Bërzhita u nis me një mitraloz dhe municionet e nevojshme në krahë, për të zënë pozicionin e tij në Durrës atë prill 1939, ku Hamiti takoi përsëri shokun e tij Mujo Ulqinakun. Bashkia e Durrësit dhe e Gramshit e kanë shpallur “Qytetar nderi” me motivacionin “Për patriotizmin dhe sakrificën sublime në qëndresën antifashiste të 7 prillit 1939”. Gjithashtu, mban dhe titullin “Mirënjohja e qytetit” nga Bashkia dhe shoqata “Durrësi”, ndërsa unaza e qytetit të Gramshit ka emrin “Hamit Dollani”. Komuna Tunjë e ka shpallur “Nderi i komunës”dhe në fshatin Katërlis është vendosur pllaka përkujtimore në nderim të tij. Është dekoruar me Medaljen e Trimërisë. (Në fotografi: Hamit Dollani)

Teksti: Xhezo Dollani, Abenin Pici

Fotografia: © Veteranët dhe pasardhësit e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img