herit_admin

Dila Marku

U vra nga një bandë e armatosur antiqeveritare Dila Marku (Dilica), veprimtare shoqërore në krahinën e Mirditës, Heroinë e Popullit.

Spiro Bellkameni

Në Neveskë (rrethi i Follorinës, Greqi), u kap nga autoritetet osmane dhe u vra Spiro Bellkameni, veprimtar dhe luftëtar i lëvizjes për çlirimin kombëtar.

Shtjefën Gjeçovi

Në Kodrën Rrezin të Zymit të Hasit të Thatë, u vra nga serbët Shtjefën Gjeçovi (Mëhill Konstandin Gjeçi Kryeziu), shkrimtar, publicist, përkthyes, klerik, etnograf, arkeolog.

Qybra Sokoli

Në Përrenjas, u vra në luftë kundër nazistëve gjermanë Qybra Sokoli, pjesëmarrëse e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Heroinë e Popullit.

Ilia Dilo

U nda nga jeta Ilia Dilo (Sheperi), veprimtar i arsimit kombëtar, gjuhëtar, Mësues i Popullit.

Vedat Kokona

U nda nga jeta Vedat Kokona, shkrimtar, përkthyes, leksikograf e pedagog.

Themelimi i shoqërisë “Bashkimi”

U themelua shoqëria “Bashkimi” (1922–1925), organizatë politike e shoqërore.

Dritëro Agolli

Në Menkulas të rrethit të Devollit lindi Dritëro Agolli, poet, prozator, publicist e politikan.

Marrëveshja Hollbruk–Millosheviq

U nënshkrua “Marrëveshja Hollbruk–Millosheviq”, marrëveshje ndërmjet emisarit amerikan për Ballkanin, Riçard Hollbruk (Richard Holbrooke) dhe Millosheviqit, e arritur në Beograd. Marrëveshja u arrit pas bisedimeve që zgjatën nëntë ditë.

Migjeni

Në Shkodër lindi Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla), poet dhe prozator.

About Me

4134 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Inaugurimi i Muzeut Historik Kombëtar

Në Tiranë u inaugurua Muzeu Historik Kombëtar, institucioni muzeor më i madh në Shqipëri.
- Advertisement -spot_img