Themelimi i shoqërisë “Bashkimi”

Lexo ngjarje:

U themelua shoqëria “Bashkimi” (1922–1925), organizatë politike e shoqërore. U themelua me nismën e Avni Rustemit, i cili u zgjodh kryetar i saj, Grumbulloi në gjirin e vet atdhetarë demokratë, veçanërisht nga radhët e rinisë intelektuale përparimtare. Ishte organizata më e madhe dhe më përparimtare gjatë viteve 1922–1924. Vepronte në bazë të statutit dhe programit të vet. Programi shoqërisë “Bashkimi” parashikonte reforma demokratike. Nga tetori 1922 deri në pranverë 1924 kishte 3 degë (në Tiranë, Vlorë dhe Durrës), të cilat dhanë ndihmesë për gjallërimin dhe organizimin e lëvizjes demokratike antifeudale. Pas vrasjes së Avni Rustemit, në prill 1924, shoqëria “Bashkimi” bëri thirrje për organizimin e kryengritjes së armatosur. Anëtarët e saj, të përfshirë në batalionin “Bashkimi”, morën pjesë aktive në Revolucionin Demokratik të Qershorit 1924. Më 16 qershor 1924 drejtuesit e shoqërisë “Bashkimi” i kërkuan qeverisë së Fan Nolit që në programin e saj të përfshinte një varg reformash demokratike. Pas fitores së Revolucionit në tërë qytetet dhe në disa fshatra të vendit u krijuan degë të shoqërisë, të cilat organizuan dhe drejtuan lëvizjen popullore për vënien në jetë të programit të qeverisë. Në korrik 1924 shoqëria nxori organin e vet, gazetën “Bashkimi”. Shoqëria “Bashkimi” luftoi për mbrojtjen e fitoreve të revolucionit. (Në fotografi: Themeluesi i shoqërisë, Avni Rustemi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2507.

Fotografia: © https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Avni_Rustemi_%28portret_2%29.jpg

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img