Në Korçë u nda nga jeta Thoma Turtulli, bamirës dhe filantrop korçar. Lindi në Korçë, në vitin 1865. Qysh në vitin 1885, firma tregtare “Vëllazëria Turtulli” i kishte kaluar kufijtë shqiptarë dhe kishte krijuar degë në Selanik, Manastir dhe gjetkë. Firma tregtare “Turtulli” u bë magazinë e madhe universale me shumë dyqane, ku tregtoheshin veç materialeve të ndërtimit e të manifakturës, edhe artikuj ushqimorë. Karakteri i qëndrueshëm, përvoja në tregti me shqiptarë e të huaj, si edh veprimtaria e njohur atdhetare e trevës së Korçës, e kishin bërë Thoma Turtullin, jo vetëm të dalluar në tregti, por edhe një atdhetar veprimtar. Në eksodin e korçarëve më 1919, kur u hap lajmi se Korça do të pushtohej nga andartët grekë, Thoma Turtulli u largua familjarisht ndër të parët, së bashku me familje të tjera korçare, të cilat shkuan nëpër Evropë të sensibilizonin botën e jashtme për rreziqet që i kanoseshin atdheut të tyre nga të huajt. Dera e madhe qytetare Turtulli ishte përfshirë familjarisht në lëvizjen atdhetare të qarkut të Korçës. Disa nga dhuratat që Thoma Turtullit i bëri qytetit të Korçës, janë: biblioteka (1930), jetimorja (1930), spitali (1934), liceu (1938) etj. (Në fotografi: Spitali “Thoma Turtulli”, Korçë.)
Teksti: https://telegraf.al/speciale/deklarata-e-thoma-turtullit-qe-tronditi-greqine-ne-konferencen-e-parisit-jam-ortodoks-por-jo-helen-jam-shqiptar/
Fotografia: © https://gazetadielli.com/kush-ishte-filantropi-korcar-thoma-turtulli/
Përpunim grafik: AHCF




