18 nëntor 1990 (tetor)
Në Plan të Dukagjinit u nda nga jeta at Gegë Lumaj, klerik katolik. Lindi në Plan të Dukagjinit, në vitin 1904. Mësimet fillore dhe të mesme i kreu pranë kolegjit françeskan të Shkodrës, ndërsa të lartat në Romë. U shugurua më 12 korrik 1931. Shërbeu si famullitar në Shosh, Mërtur, Shkodër e Iballë të Pukës (1943–1945). U arrestua dy herë dhe bëri 20 vjet burg. U nda nga jeta në vitin 1990, në Plan, dhe u varros në kapelën e varrezës së fshatit. (Në fotografi: Gegë Lumaj)
Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. V, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2016, faqe 114–115.
Fotografia: © https://alb-spirit.com/2019/08/05/fritz-radovani-porosi-nga-frati-maleve/
Përpunim grafik: AHCF




