Musa Juka

Lexo ngjarje:

Në Aleksandri të Egjiptit u nda nga jeta Musa Juka, veprimtar politik. Lindi në Shkodër, në vitin 1880. Shkollën e mesme e kreu në vendlindje. Më 1900 hyri në shërbim të administratës osmane në zyrën e financave në Shkodër dhe më 1912, u bë drejtor i asaj zyre. Me hyrjen e trupave austro-hungareze në Shkodër (1916), u emërua kryetar i Përlimtares (bashkisë). U zgjodh kryetar i Bashkisë së Shkodrës edhe më 1921. Në prill 1917, ishte pjesëtar i dërgatës shqiptare që vizitoi perandorin Karli I në Vjenë, ku u dekorua me Kryqin e Kreshnikëve të Franz Jozefit. U largua nga Shqipëria pas fitores së Revolucionit Demokratik të Qershorit 1924 dhe u rikthye në fund të atij viti, në krye të disa forcave të armatosura nga Podgorica në mbështetje të Ahmet Zogut. Ministër i Punëve të Brendshme (1926–1927, 1930–1935 dhe 1936–1939), ministër i Punëve Botore dhe i Bujqësisë (1925–1927), ministër i Bujqësisë dhe i Pyjeve (1928–1929), ministër i Ekonomisë Kombëtare (1929–1930), deputet (1926–1939). Pas pushtimit fashist u largua nga Shqipëria. (Në fotografi: Musa Juka)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1074.

Fotografia: © https://albemigrant2011.wordpress.com/2017/04/09/dy-fjale-per-musa-juken-ish-kryetar-bashkie-i-shkodres-dhe-minister-i-mbrendshem-i-ahmet-zogollit/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img