Leon Rej (Leon Rey)

Lexo ngjarje:

Në Paris u nda nga jeta Leon Rej (Leon Rey), arkeolog francez. Lindi në Faremoutiers të Francës, në vitin 1887. Ishte kryetar i misionit arkeologjik francez i krijuar në bazë të Marrëveshjes Shqiptaro-Franceze të vitit 1923, i cili mori në koncesion të drejtën e kërkimeve e gërmimeve arkeologjike me afat prej 30 vjetësh në prefekturat: Shkodër, Durrës dhe Vlorë. Në Durrës bëri vetëm sondazhe të kufizuara. Më 1924–1938 u bënë gërmime në Apoloni, gjatë të cilave u zbuluan shumë monumente. Leon Rej bëri përpjekje për ekspozimin e objekteve të zbuluara dhe për ndërtimin e një muzeu në Fier, por ky projekt nuk u përkrah nga qeveria e kohës. Më 1936, me përkrahjen e atdhetarëve, godina historike ku kishte selinë qeveria kombëtare pas Shpalljes së Pavarësisë më 1912, në Vlorë, u kthye në muze arkeologjik. Rezultatet e gërmimeve dhe të studimeve të tjera në fushën e arkeologjisë, të historisë e të artit u botuan nga Leon Rej e bashkëpunëtorët e tjerë në një revistë të veçantë “Albanie, Cahiers d’Archeologie, d’Histoire et d’Art en Albanie et dans les Balkans” (“Shqipëria, fletoret e arkeologjisë, historisë dhe artit në Shqipëri dhe Ballkan”), nga e cila dolën gjashtë numra. U nda nga jeta në vitin 1954. (Në fotografi: Leon Rej, në Apoloni.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2227.

Fotografia: © https://www.facebook.com/AlbanianArchaeology/photos/a.553523061700451/505980246454733/?type=3

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img