Daut Boriçi

Lexo ngjarje:

Në Shkodër u nda nga jeta Daut Boriçi, klerik, atdhetar, mësues dhe hartues tekstesh shkollore. Lindi në Shkodër, në vitin 1825. Kreu Medresenë e Bushatllinjve në Shkodër dhe Normalen në Stamboll. Dha mësim në shkollat e qytetit të Shkodrës dhe bëri përpjekje për përhapjen e arsimit në Lezhë, Krujë, Kavajë, Tiranë, Dibër e Ulqin. Për nevojat e shkollës shqipe Daut Boriçi botoi: “Alfabeti shqip” (1861), “Abetarja shqipe” me shkronja arabe (Stamboll, 1869, ribotuar më 1881). La në dorëshkrim: “Gramatikë shqipe”, “Fjalor turqisht-shqip” dhe dy ditarë, njëri i vitit 1844–1850 dhe tjetri i vitit 1893–1895. Veprat e tij, kryesisht gjuhësore, janë me interes për historinë e alfabetit, të gramatologjisë, leksikografisë dhe dialektologjisë së gjuhës shqipe. Në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit kryesoi degën e Lidhjes në Shkodër, mori pjesë në hartimin e memorandumeve e të protestave dërguar Fuqive të Mëdha të Evropës kundër copëtimit të trojeve shqiptare dhe organizoi e drejtoi forcat popullore për mbrojtjen e territoreve të rrezikuara. Pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit, Porta e Lartë e internoi në Anadoll (1881–1888). Pas internimit drejtoi arsimin e qytetit të Shkodrës (1889–1894). (Në fotografi: Daut Boriçi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 279.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Daut_Bori%C3%A7i

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img