Abdurrahim Buza

Lexo ngjarje:

Në Tiranë u nda nga jeta Abdurrahim Buza, piktor e grafist shqiptar i shekullit XX. Abdurrahim Buza kreu studimet e larta për pikturë monumentale në Firence (1929–1933). Buza, së bashku me italianin Mario Ridola, piktorin Andrea Thanasi (Kushi), skulptorin Odise Paskali dhe Lasgush Poradecin kanë qenë pedagogët e parë në Shkollën e Vizatimit në Tiranë. Në krijimtarinë e artistit Buza zënë vend cikle me temë historike, heronjtë e saj popullorë, lojërat popullore apo dhe temat e dasmave dhe legjendave shqiptare. Piktura e tij ndikoi në modernizimin e artit shqiptar të shekullit XX. Është vlerësuar me titujt “Mësues i Popullit”, “Piktor i Merituar” dhe “Piktor i Popullit”. (Në fotografi: Vepra e Buzës “Vallëzon Shqipëria”, vaj në karton, 1971.)

Teksti: Ylli Drishti, 100 vjet Tirana në pikturë; 19202020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 30.

Fotografia: © http://www.galeriakombetare.gov.al/koleksioni/abdurrahim-buza.shtml

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img