Ramize Gjebrea

Lexo ngjarje:

Në Ramicë të Vlorës pushkatohet Ramize Gjebrea, ish-nxënëse e shkollës femërore “Nëna Mbretneshë”, flamurtare e demonstratës antifashiste së rinisë së Tiranës, partizane, përgjegjëse e rinisë së brigadës së pestë, intelektuale, publiciste, mbesë nga Kaçaniku (Kosovë), që luftonte për lirinë dhe bashkimin kombëtar. Ekzekutimi i Ramize Gjebresë është kryer mbi bazën e një vendimi të nxituar të gjykatës partizane të brigadës së pestë. Gjyqi, duke iu trembur përmasave që mund të merrte kjo ngjarje, si në ruajtjen e moralit brenda radhëve të brigadës, por dhe duke iu trembur propagandës që Balli Kombëtar zhvillonte kundër angazhimit të vajzave të reja në radhët partizane, duke i quajtur ato “imorale” e “të përdala”, mori këtë vendim ekstrem. Më 18 janar 1947, Ramize Gjebrea u shpall Dëshmore e Atdheut. (Në fotografi: Ramize Gjebrea)

Teksti: Maringlen Kasmi

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Ramize_Gjebrea

Përpunim grafik: AHF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img