U ekzekutua Nikollë Deda, martir i Kishës Katolike. Lindi në Shkodër. Diplomohet për filozofi e teologji në Romë. Meshtar në Shkodër, Koman, Hajmel etj. Arrestohet në vitin 1946 dhe torturohet për dy vjet çnjerëzisht nga Sigurimi i Shtetit, deri në varje dhe elekroshok. Me vendim të Gjykatës Ushtarake të Shkodrës, të datës 8 janar 1948, u dënua me vdekje me akuzën “për krime politike”, bashkë me 16 klerikë të tjerë. (Në fotografi: Nikollë Deda).
Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. II, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2013, faqe 72.
Fotografia: © https://kujto.al/personat/luan-myftiu-2/
Përpunim grafik: AHCF




