Në Shkodër, ranë në krye të detyrës Kapiten I Muhamet Hasmuja dhe toger Arben Hoxha. Ata ranë në mbrojtje të repartit ushtarak dhe baterisë kundërajrore që ndodhej në Dobraç të Shkodrës, ku qindra qytetarë donin të merrnin armët. Mijëra të rinj humbën jetën, pasi e gjithë popullsia ishte e armatosur deri në dhëmbë për shkak të hapjes së depove të armatimit. Shkodra mbetet një prej qyteteve me bilancet më të rënda nga kjo luftë civile, por falë sakrificave të disa oficerëve të policisë apo ushtrisë, situata nuk u përkeqësua edhe më tej, pasi populli mund të pajisej me granata apo raketa. Muhamet Hasmuja dhe Arben Hoxha janë shpallur Dëshmorë të Atdheut. Në fotografi: Muhamet Hasmuja dhe Arben Hoxha)
Teksti: https://aaf.mil.al/
Fotografia: © https://www.shkodraweb.com/
Përpunim grafik: AHCF




