Fan Noli

Lexo ngjarje:

Në Fort Lauderdale, Florida, SHBA, u nda nga jeta një nga personalitetet kryesore të kulturës sonë kombëtare, Theofan Stilian Noli, i njohur si Fan Noli. Lindi në fshatin Qytezë të Edrenesë, i banuar prej shqiptarësh. Që në rini u bë mendimtar dhe veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare. Nuk ka fusha të jetës sonë ku ai të mos ketë lënë gjurmë, ku ai të mos ketë shërbyer si “Ikonë e Kombit”. Ai ka qenë i parë dhe i paarritshëm në fe e në besim, në letërsi dhe në përkthim, në muzikë dhe në politikë, në kritikë dhe në oratori. Ndonëse shumicën e jetës e kaloi në mërgim, larg atdheut, askush nuk bëri më shumë sa ai për Shqipërinë, askush nuk i dha më shumë kulturës dhe traditës arbërore. Trashëgimia që ai u la brezave të ardhshëm, nuk matet me para, sepse ai jetoi dhe vdiq i varfër; por ajo e bëri Nolin monument, e përjetësoi atë dhe i siguroi atij vendin e merituar në Panteonin Shqiptar. (Në fotografi: Fan Stilian Noli)

Teksti: Robert Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, “Dukagjini”, Pejë, 2001, faqe 273–277.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Fan_Noli

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img