Dhimitër Tutulani

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Dhimitër Tutulani. Lindi në Berat. Përfundoi gjimnazin “Zosimea” në Janinë e më tej vazhdoi studimet për jurist, në Athinë. Pas përfundimit të shkollës, u kthye në Berat, ku filloi të punojë si avokat. Aty ndihmoi lëvizjen patriotike, duke u bërë bashkëpunëtor i veprimtarëve dhe idealeve kombëtare. Në nëntor 1912, u zgjodh delegat i Beratit në Kuvendin e Vlorës (1912), ku firmoi Aktin e Pavarësisë Kombëtare, me siglën “Dh. Tout.”. Në dhjetor 1918, ishte delegat në Kongresin e Durrësit, ndërsa afërsisht dy vite më vonë, mori pjesë si delegat në Kongresin e Lushnjës (1920). Në vitet ’20 të shekullit XX, përkrahu politikën e Fan Nolit dhe më 1925, u zgjodh kryetar bashkie i Beratit. Mori pjesë edhe në formimin e kishës autoqefale shqiptare, që doli nga Kongresi i Beratit (1922). Në testament la të shkruar që një pjesë të pasurisë së tij ia falte qytetit për shkolla, rrugë, mireqënie etj. (Në fotografi: Dhimitër Tutulani)

Teksti: https://konica.al/

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Dhimit%C3%ABr_Tutulani

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img