Thanas Floqi

Lexo ngjarje:

Në Elbasan u nda nga jeta Thanas Floqi, jurist, veprimtar i Lëvizjes Kombëtare, publicist, gjuhëtar, kompozitor e përkthyes. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Greqi. Studimet e larta për drejtësi i nisi në Universitetin e Athinës, por i ndërpreu dhe u kthye në atdhe. Pas një qëndrimi të shkurtër në Shqipëri, emigroi në SHBA, ku në bashkëpunim me atdhetarë shqiptarë themeluan shoqërinë “Mall’i Mëmëdheut” (1906), e cila u përfshi më pas në Federatën “Vatra”. Në vitin 1908 u kthye në Shqipëri dhe qëndroi në Vlorë e në Korçë, ku vazhdoi veprimtarinë atdhetare, arsimore e kulturore. Pas Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, Thanas Floqi punoi jurist në administratën shtetërore në Vlorë, përkthyes pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve në Shkodër dhe në mars 1914, u emërua kryesekretar në Ministrinë e Drejtësisë të qeverisë së Vilhelm Vidit. Me largimin e Vidit (shtator 1914), Floqi u rikthye në Elbasan, ku qëndroi deri në fund të jetës. (Në fotografi: Thanas Floqi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 701.

Fotografia: © https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Thanas_Floqi_%281905%29.jpg

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img