Papa Kristo Negovani

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta figura e shquar patriotike Papa Kristo Negovani, mësues, shkrimtar dhe klerik atdhetar, dëshmor i shkollës shqipe, Mësues i Popullit. Lindi në Negovan të Kolonjës (në anën lindore të Gramozit, sot në Greqi). Arsimin fillor e mori në vendlindje në gjuhën greke, ndërsa gjysmëmaturën në Athinë. Shërbeu si prift e mësues. Në vitin 1894 mërgoi në koloninë shqiptare të Brailës (Rumani), ku krahas punës si zdrukthëtar, u aktivizua në shoqëritë shqiptare “Drita”, “Dituria” e “Djalëria shqiptare” të Brailës. Më 1897 u kthye në vendlindje për t’iu kushtuar tërësisht lëvrimit të gjuhës shqipe, lirisë, pavarësisë e përparimit të Shqipërisë. Me librat shqip, të sjellë me këtë rast në shtëpinë e tij në Negovan, hapi fshehtas shkollën e parë shqipe për bashkëfshatarët e tij. Me interesimin e tij, u dërguan vajzat e para nga Negovani në Shkollën Shqipe të Vashave në Korçë. Papa Kristo Negovani botoi disa krijime letrare për moshën shkollore, siç janë: “Vjershëshkresëtoreja” (Sofje, 1899), “I drunjti kryq”, vjershën e gjatë lirike “Prishja e Hormovës nga Ali Pashë Tepelena” (Sofje, 1903, ribotuar në Tiranë, 1960) etj. Përshtati edhe disa fabula nga La Fonteni. Papa Kristo Negovani luftoi kundër përçarjes fetare të popullit shqiptar dhe për krijimin e Kishës Autoqefale Shqiptare. Në kishën e fshatit të tij predikonte në gjuhën shqipe. (Në fotografi: Papa Kristo Negovani)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 1380.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Kristo_Negovani

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img