Ndrec Ndue Gjoka

Lexo ngjarje:

U vra në krye të detyrës Ndrec Ndue Gjoka, veprimtar i arsimit, dëshmor, Mësues i Popullit. Lindi në Bisak të Mirditës. Pasi kreu Shkollën Normale të Elbasanit (1939), shërbeu si mësues në Linaj të Shkodrës, në Istog (Zllakuqan të Pejës). Mori pjesë në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit, u emërua kryemësues e më pas përgjegjës i arsimit në rrethin e Mirditës. Me nismën e tij Këshilli Nacionalçlirimtar i rrethit, më 13.12.1944, vendosi hapjen e 51 shkollave dhe të 47 kurseve kundër analfabetizmit. Brenda tre muajve numri i nxënësve arriti në 2641, nga 201 nxënës që kishte në kohën e mbretërisë. Duke shkuar fshat më fshat, Ndrec Ndue Gjoka siguroi lokalet shkollore nëpër shtëpitë e fshatarëve. Për herë të parë në historinë e krahinës, në shkollat e reja mësuan shkrim e këndim edhe vajzat e gratë mirditore. Ndrec Ndue Gjoka zhvilloi edhe një veprimtari të gjerë politike si anëtar i kryesisë së Frontit Demokratik të Mirditës. Ai fali botërisht gjakun e vëllait të tij dhe kryesoi komisionin e pajtimit të gjaqeve në krahinë. (Në fotografi: Ndrec Ndue Gjoka)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 854.

Fotografia: © https://shqiptarja.com/

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img