Rrok Gera

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Rrok Gera (1901–1969), ekonomist dhe funksionar i lartë i shtetit. Lindi në Shkodër, ku ndoqi Kolegjin Saverian (1918). Kreu Akademinë Tregtare në Linc (Linz, Austri), më 1924. Në vitet 1925–1928 studioi për marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare në Universitetin e Vjenës, duke marrë gradën “Doktor i shkencave ekonomike”. Më 1929, u emërua në Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare dhe më pas punoi në Bankën e Shqipërisë. Kontribuoi për zhvillimin dhe konsolidimin e sistemit bankar. Më 1938, u emërua ministër i Ekonomisë Kombëtare. Në gusht 1944, jashtë vullnetit të tij, u caktua ministër i Financave në kabinetin e Rexhep Mitrovicës dhe më pas dha dorëheqjen. Më tej punoi si ekonomist i thjeshtë në Shkodër, ku edhe vdiq. (Në fotografi: Rrok Gera)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 762.

Fotografia: © Muzeu Historik Kombëtar

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img