Ali Pashë Tepelena

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Ali Pashë Tepelena (1740–1822), sundimtar i fuqishëm në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut të Janinës, kryengritës kundër pushtetit të Portës së Lartë në Shqipëri. Politika e Ali pashë Tepelenës synonte autonominë dhe bashkimin e krahinave shqiptare nën sundimin e tij. Lufta e hapur kundër sulltanit e thelloi më tej hendekun midis Shqipërisë dhe sundimtarëve osmanë dhe ndihmoi për të përgatitur truallin për një etapë të re më të lartë të lëvizjes çlirimtare kundërosmane të popullit shqiptar, për Rilindjen Kombëtare. (Në fotografi: Portret i Ali pashë Tepelenës, shek. XIX, Biblioteka Kombëtare, Francë.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2679-2680.

Fotografia: © Bebja A., Arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img