Ndoc Nikaj

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta në burgun e Burrelit shkrimtari, gazetari, botuesi e kleriku, Ndoc Nikaj. Lindi në Shkodër, ku kreu kolegjin jezuit (1888) dhe punoi si famullitar në vendlindje e në rrethina. Në vitet 1910–1921 nxori njëra pas tjetrës gazetat “Koha”, “Bashkimi” dhe “Besa shqyptare”. Pas çlirimit, u burgos për motive politike. Bëri emër sidomos si prozator; është ndër nismëtarët e romanit në letërsinë shqiptare. Botoi romanet “Shkodra e rrethueme” (I, 1913; II, 1914), “Bukurusha” (1918), “Burbuqja” (1920), si dhe dramën “Motra për vëllan” (1924). Në romanet historike të Ndoc Nikajt tema patriotike ndërthuret me histori dashurie. Kurse romani “Burbuqja” trajton temë shoqërore, si dhe fatin e individit përballë moralit të egër patriarkal dhe padrejtësive sociale. Më 1902, botoi dy vepra historike “Historia e Shqypnisë” dhe “Historia e Turkisë”, të cilat u përdorën si tekste shkollore. Në vitin 1909 themelon shtypshkronjën “Nikaj”, e para në Shkodër. Arrestohet në vitin 1946, në moshën 82-vjeçare. (Në fotografi: Ndoc Nikaj)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 1843.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Ndoc_Nikaj

Përpunimi grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img