Ernest Koliqi

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Ernest Koliqi, shkrimtar, përkthyes, studiues i letërsisë, publicist e botues. Në qytetin e Shkodrës ndoqi Kolegjin Saverian të Jezuitëve dhe më pas vijoi shkollimin në Arice të Lombardisë. U kthye në atdhe në vitin 1922, ku u integrua shpejt në jetën kulturore dhe politike të vendit, si veprimtar i shoqërive “Bashkimi” e “Atdheu”. Gjatë viteve 1933–1937 ndoqi studimet e larta për letërsi në Universitetin e Padovas. Në vitet e pushtimit italian u emërua ministër i Arsimit. Në vitin 1943, largohet nga Shqipëria për të marrë drejtimin e katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin “La Sapienza”, Romë, ku qëndroi deri në fund të jetës. Ernest Koliqi është autor i mjaft veprave letrare, si: “Kushtrimi i Skënderbeut” (1924), “Hija e maleve” (1929), “Tregtar famujsh” (1935) etj. Ai nuk lëvroi vetëm poezinë, por edhe gjininë e romanit dhe dramës. U cilësua me të drejtë themelues i novelës shqiptare. Me iniciativën e Ernest Koliqit, në vitin 1941 e më pas, u vunë themelet e arsimit shqip në Kosovë e Maqedoni (Maqedonia e Veriut), u plotësua literatura shkollore me një varg tekstesh antologjike, si dhe u botuan një varg vëllimesh të serisë “Visaret e Kombit”, në të cilën u përmblodh një pasuri e jashtëzakonshme folklorike nga të gjitha trevat e vendit. Ernest Koliqi është një ndër intelektualët më vizionarë lidhur me probleme të kulturës kombëtare e të çështjes shqiptare. (Në fotografi: Ernest Koliqi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1211-1212.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Ernest_Koliqi

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img