Hafiz Ali Korça

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta veprimtari i lëvizjes kombëtare, mësuesi, poeti e publicisti Hafiz Ali Korça. Lindi në Korçë, ku kreu shkollën e mesme. Studimet e larta i kreu për teologji e filozofi, në Stamboll. U kthye si myfti në Korçë dhe u kujdes për hapjen e një shkollë të mesme, ku dha mësim edhe vetë. E gjejmë si përfaqësues në Kongresin e Manastirit (1909) dhe në Kongresin e Elbasanit (1908), ku vendoseshin fatet e kulturës dhe arsimit shqiptar. Në vitin 1916, botoi “Alfabeti arabisht” për mësimin e gjuhës arabe, “Gramatika, sintaksa shqip-arabisht” dhe “Fjalime” për shkollat e mesme. (Në fotografi: Hafiz Ali Korça)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1283.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img